Studio Arti

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Katalogu


Ali Sinani dhe dimensionet e fshehura tė jetės


Xhemal Ahmeti


St. Galen, 3 qershor (05) – Si «lirike dhe asociative» e quan artin e piktorit Ali Sinani tė lindur nė Dobėrdoll tė Maqedonisė, gazeta mė e madhe e Zvicrės Lindore «St. Tagbaltt». Ekspozita e pedagogut tė diplomuar nė Akademinė e Arteve tė Shkupit u hap javėn qė shkoi nė Galerinė e njohur moderne «Letzte Laterne» (Fenerėt e fundit) tė St. Gallenit. «Nė veprat e mia dua qė tė krijoj lidhshmėri ndėrmjet spektrit tim pėr realitetin dhe ndjenjave tė mia», thotė ai para mediave dhe «veprat e mia synojnė udhėheqjen e pėrjetuesit tė saj nė dimensione tė fshehura tė jetės dhe natyrės».

«Pėrderisa disa nga pikturat e vajit reflektojnė qetėsi dhe harmoni, tek tė tjerat eksplodon bota ndiesore e piktorit», thotė kritiku zviceran i arteve Andreas Schütz qė me punimet e piktorit shqiptar pėr herė tė parė ėshtė njohur gjatė vitit 2002 nė Galerinė e Arteve nė Rorshahershtrase tė po tė njėjtit qytet. Sa i pėrket stilit tė tij ai na thotė: «ka ditur tė hyjė mirė nė botėn e artit abstrakt. Na i prezanton ngjyrat me gjithė magjinė dhe bukurinė e tyre pa pasur nevojė tė na manipulojė me ndonjė objekt, domethėnė pa pasur fare objekt. E re dhe e suksesshme nė kėtė kontekst ėshtė aksioni qė figurat gjeometrike, ose «kubizmat» nuk janė Tema e punimit por vetėm prapaskena e tyre, kėshtu qė ngjyrat vazhdojnė tė kenė pushtetin e tyre absolut nė vepėr».

Nė tė vėrtetė kemi tė bėjmė me njė student shembullor tė shkollės sė orfistėve «tė cilėt besojnė se ashtu si muzika qė nuk imiton vetėm zhurmėn e natyrės, por komponohet nga tingujt dhe zėri ashtu ndodhė edhe me pikturėn qė e krijojnė format dhe ngjyrat», thotė redaktorja e revistės frankofone «Agjenda e artit» Maria Nanty. Dhe nė pikturėn e Ali Sinanit ngjyrat dhe format (kryesisht ilustrative e sekondare) janė alfa dhe omega e veprės sė tij.





Klikoni mbi foto pėr ta hapur ose shkarkuar Katalogun e punimeve
tė ekspozuara nė Galerinė "Die Schwelle" nė St. Gallen, 2009.



Ballina | Biografia | Galeria | Mirėnjohjet | Foto private | Video - Audio | Katalogu | Ekspozitat | Termine | Piktori nė shtyp | Kurse pėr vizatim | Web-shop | Libri i vizitorėve | Web lidhje | Kontakti | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 04 Nov 2012
Copyright: www.studioarti.ch

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore