Studio Arti

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Ekspozita 2009

Ekspozitat


Edhe njė ekspozitė e pavarur e piktorit Ali Sinani




Ditė mė parė nė Galerinė “ Die Schwelle” tė St. Galenit tė Zvicrės u hap ekspozita e 5- tė e pavarur e piktorit akademik Ali Sinani, me prejardhje nga fshati Dobėrdoll i Maqedonisė dhe me banim nė Zvicėr. Ai nė vitin 2002 ka diplomuar nė akademinė e artit nė Shkup nė degėn e pikturės, ndėrsa tash ėshtė nė pėrgatitje tė magjistraturės qė sivjet do ta mbrojė nė Muzeun e Arteve nė Shkup.

Ali Sinani nė Zvicėr ka qenė pjesėmarrės nė disa ekspozita kolektive me autorė shqiptarė e zviceranė. Nė mesin e shpėrblimeve ka fituar edhe ēmimin “Agim Ramadani” pėr pikturė. Ai ka studion e tij tė artit “Studioi-arti” nė qytetin e St. Gallenit. Kėsaj radhe nė ekspozitėn me titullin: “Arti asociativ dhe abstrakt", kishte ekspozuar mė se 20 punime nė pėlhurė, ndėr tė cilat njė kushtuar njė tė afėrmi, Denisit qė vdiq nė moshė tė re, e tė cilin e kishte titulluar “D 17”.

Nė hapje tė ekspozitės, pos piktorit Nexhmedin Jonuzi, kryetar i Shoqatės sė Artistėve Figurativė Shqiptarė nė Zvicėr dhe skulptores Sadėka Pajaziti, merrnin pjesė edhe shkrimtarėt Shefqet Dibrani e Albert Rama dhe dashamirė tė tjerė tė artit. Pėr veprat e tij, Ali Sinani thotė se: «Nė veprat e mia dua qė tė krijoj lidhshmėri ndėrmjet spektrit tim pėr realitetin dhe ndjenjave tė mia, ndaj edhe ato synojnė udhėheqjen e pėrjetuesit tė saj nė dimensione tė fshehura tė jetės dhe natyrės”.

«Pėrderisa disa nga pikturat e vajit reflektojnė qetėsi dhe harmoni, tek tė tjerat eksplodon bota ndiesore e piktorit», shton kritiku zviceran i arteve Andreas Schütz, i cili vlerėson lartė punimet e kėtij piktori shqiptar.

Ekspozita e Ali Sinanit qė gjendej nė afėrsi tė stacionit tė trenit nė St. Galen qėndroi e hapur njė muaj tė plotė.


Foto e teksti: Rexhep Rifati


Momente nga hapja e ekspozitės sė Ali Sinanit nė St. Galen:

Ballina | Biografia | Galeria | Mirėnjohjet | Foto private | Video - Audio | Katalogu | Ekspozitat | Termine | Piktori nė shtyp | Kurse pėr vizatim | Web-shop | Libri i vizitorėve | Web lidhje | Kontakti | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 04 Nov 2012
Copyright: www.studioarti.ch

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore